Përgjimet e “Ndraghetas”/ Artan Hoxha: Pastrimi i parave është bërë në…

0
711
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha, ka folur lidhur me përgjimet, në dosjen “Ndraghetas” si edhe debatin që është krijuar ditët e fundit në Tiranë.

Sipas gazetarit Hoxha, problematika është tek fakti se; ende në Shqipëri nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar.

Nuk kemi asnjë politikan apo zyrtar të lartë që ka shkuar në burg. Sot më intereson fenomeni, emrat në Shqipëri nuk goditen”, kështu është shprehur  Artan Hoxha, në studion e ABCNeës.

Ndër të tjera, gazetari Hoxha thekson se; e vetmja industri që është vënë re duke lulëzuar, është ndërtimi dhe burimet financiare nuk dihen. Gjatë intervistës ai flet edhe për skema e pastrimit të parave, në sektorin e ndërtimit.

“Ata kanë kontakt me një grup shqiptar i cili ka kontakt me një person që është quajtur sekser. Gjithashtu përpiqen të gjejnë një kompani që nuk i ka dalë emri askund, por që është në vështirësi financiare. Ndërkohë i vjen oferta ku edhe i bëhet me dije se trualli është gjetur, paratë i jepen kompanisë së paekspozuar e cila e ka të lehtë të marrë tenderin sepse nga pas janë lidhjet direkte me pushtetarët. Asnjëherë nuk është kundërshtuar ndonjë leje ndërtimi.

Fitimi është sigurisht 5-6 fish më i madh se investimi dhe në këtë mënyrë ka për të paguar 20% , gjithashtu mund të manipulosh policë apo prokurorë duke u bërë i këta grupe të paprekshëm. Krijohen lidhjet në këtë mënyrë. Pra siç edhe e shohim nuk futen dot kompanitë serioze në Shqipëri”, ka thënë Artan Hoxha.

“Kush mund t’i mbajë ambiente për një kohë të gjatë pa i vënë në punë? Çunat trima të “Ndraghetas” ose këta të tanët që janë të lidhur”, shprehet Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad