Përgjimet e ”Ndraghetës”, kreu i SPAK:”Do kontaktojmë me autoritetet italiane”

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK do të nis kontaktet me autoritetet Italiane, ndaj përgjimeve të publikuara pas hetimit të antimafias italiane për grupin mafioz ”Ndrangheta”, ku përmendeshin emrat e disa politikanëve e biznesmenëve në Shqipëri.

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një përgjigje për Top Channel, thotë se pas marrjes së plotë të informacionit nga pala italiane, do të vendoset se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin. ”Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autoritetet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim”,-thotë Kraja.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar të paktën 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Antonio Gallo i njohur si “Princi’ i “Ndranghetaa” shtetasi prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish-bllokut në Tiranë.

Jemi ende në kohë Së bashku mund të arrijmë të krijojmë një të ardhme të sigurt, ku brezat që do të vijnë nuk do detyrohen të largohen për shkak të një arsimi të dobët, i cili nuk i ofron ASGJË

Ne së bashku mund t’i japim brezave arsimin me standarte që ata meritojnë

Zjarr Tv Ad