Përgjimet e reja të ‘BILD’/ Salianji: ‘Ja pse sot Prokuroria e Ramës kërkon shoqërimin e Bashës’

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një komunikim lidhur mbi përgjimet e fundit të Bild, tha se në vend që Prokuroria të nisë pa humbu kohë hetimet, ka zgjedhur të mbrojë qeverisjen e kryeministrit Rama përballë këtij skandali.

Sipas Salianjit, tani është fare e qartë presioni i Prokurosisë për shoqërimin e kreut të Partisë Demokratike pikërisht në këto ditë.

“Pas përgjimeve pritej lajmi për shoqêrimin forcërisht tê duzinës me zyrtarë që vjedhin votat me kërcënimin e bandave ( Tipat problematikë), me kërcënimin me jetë ( do i Q. Robt qutetarëve që e bên drejtori i MB), me kërcenimin me buken e gojes se administratës, me përdorimin e policisë për të bllokuar zgjedhësit (Policia Kamëz) apo te blerjes se votes si ne ankand me 50, 60, apo 200 mijë lek.

Rrjeta e merimangês kriminale është e qartë por prokuroria perveçse nuk interesohet më per ligj nuk ka as turp, në mënyrë banale bên mbrojtjen e qeverisë duke u kujdesur të reagojë për të hetuar gazetën gjermane Bild, qe zbuloi krimin dhe jo ata qe e kane kryer krimin! Provokimi me shoqërimin e Bashës dhe deklarata e prokurorisë që nuk shqetesohet per krimin por për zbuluesit dhe krimit tregon që ky institucion nuk i sherben as ligjit dhe as interesit publik!

Pyetja që bën çdo qytetar është; A do shoqërojë prokuroria me OPGj ndonjë nga këta ministra, deputetë, drejtorë që kanë bërë kërdinë duke vjedhur shqiptarët që paratë ti përdorin për të vjedhur zgjedhjet?! Apo do bejnë lajme se si përdoren si seksion i Rilindjes?!

Po akt ekspertimi ka Rama për zërat në përgjim?! Po prokurori dhe polici ka që ti përdorë për të kërcënuar me gjyq gazetarin gjerman?! Krahasimet i bën kushdo; si sillen si pula kur kapen me presh në duar rilindasit dhe “Luanë” për të bëre lajm për kryetarin e Opozitës. Tani kuptohet qartë shqetësimi për kërcënimin dhe shoqërimin e Bashës e cila duket si pika që e derdh kupën e mbushur!”-shkruan Salianji.

 

Zjarr Tv Ad