Përgjimi 13/ Drejtori i Arsimit presione qytetarëve në Dibër: Mos kemi llafe, votat i du

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017.

Në video përgjimin numër 13 drejtori i Arsimit të Dibrës, Drini Gjeci i bën presion qytetarit Lavdrim Murati që të shkojë e të votojë, e të mos kemi llafe.

Përgjimi numër 13

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

 

Zjarr Tv Ad