Përgjimi 7/ Keshi drejtori të Arsimit: Merri të gjithë drejtorat në telefon, të na japin emrat

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017

Në përgjimin e 7 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe drejtori të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci.

Keshi i thotë Gjecit që të marrë të gjithë drejtorët e shkollave në telefona dhe ti zgjojë nga gjumi e tu kërkojë emrat e personave që kanë folur për të votuar për PS-në.

Përgjimi 7

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci.

Keshi: O Drin!

Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?

Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?

Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë.

Keshi: Është mirë puna?

Gjeci: Mirë duket.

Keshi: Ka lëvizje andej?

Gjeci: Jo.

Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.

Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?

Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.

Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

 

 

 

Zjarr Tv Ad