Përjashtimi i 4 deputetëve/ Ndoka: Alibeaj si Don Kishoti me mullinjtë e erës

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Nard Ndoka, për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, e krahason Enkelejd Alibeajt me Don Kishotin.

“Këta kanë kaluar çdo limit njerëzor, politik, për faktin se Alibeaj është si Don Kishoti me mullinjtë e erës, një personazh që po bëhet qesharak që shkarkon katër deputetë. Ky bëri llogaritjet aritmetike, se bëri llogaritjet se do e shkarkojnë. Qëndrimi i tyre mbas incidentit kur Berisha u godit në protestë, mendoj se ishte momenti të kishte reflektim, politik, njerëzor, se në fund e kanë pasur kryesor, se e kanë pasur Kryeministër, kryetar, mendoja se si një shenjë përgjegjësie do i bashkëngjiteshin se Berisha po ndërtonte një kauzë për protestat, për të qenë afër zotit Berisha dhe duke sfumuar aventurat e logove”, tha Ndoka për emisionin “MCN Live”.

“Kur kjo nuk ndodhi, u mjaftuan me disa paçavure në mediat sociale dhe thashë se ky është fundi i dinjitetit të tyre. Duhet ta heqim iluzionin se janë njerëz të lirë dhe kanë dinjitet. Ishte një vendim i tij që i vendosi vulën. Pashë zotin Xhaferri… por ne i kemi kaluar këto sfida se kemi qenë kundër zotit Berisha. Megjithëse është nënkryetari i grupit parlamentar reagoi ashpër, me logjikë, se kur merr vendim nuk pyet nënkryetarin e grupit, s’ka ligj, ata janë fundosur.

Kjo është keqpërdorje që Rama po u bën atyre i mban me shpresën se do kenë vulën dhe siglën, se ky është veprim idiot”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad