Përjashtimi i Berishës/ Agron Gjekmarkaj i del në krah Bashës: Ktheu PD-në në misionin e saj pro-amerikan…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është pozicionuar në krah të Lulzim Bashës, për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës, nga grupi Parlamentar i PD-së. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj sqaron se Basha mund të akuzohet për mënyrën si e zgjidhi çështjen e së kaluarës, por jo për përjashtimin e liderit historik Sali Berishës.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj shkruan se PD është krijuar si një parti pro-amerikane që e çon Shqipërinë drejt Perëndimit, ndërsa shton se një debat mes demokratëve dhe SHBA-ve, e dëshiron vetëm kundërshtari.

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkaj:

Mardhënjet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar.
Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore! LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore !

Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për t’u rikthyer aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konfilkt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë !

Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë !

Zjarr Tv Ad