Përjashtimi i Berishës/ Armand Shkullaku: Basha nuk i zgjidh problemet me përplasje, por fshehtas,/ Ai ka fshirë me një të rënë të lapsit, të gjithë shtyllën kurrizore të PD-së…

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën. Shkullaku tha se vendimi i Bashës është i fortë, por mënyra se si u bë, tregon se ka ardhur “nga halli” dhe jo si një vendim i pjekur mirë. Shkullaku tha se është tipar i Lulzim Bashës, marrja e vendimeve fshehtas. “Është një vendim i papritur, shumë i fortë i Bashës, është vendim i fortë, por mënyra si u bë ja heq pak fortësinë, e bën të duket si zgjidhje nga halli sesa vendim i pjekur mirë.

The që Basha nuk ka marrë vendime. Në fakt është lideri që ka marrë vendime të forta me kokën e vet. Ka djegur mandatet, ka hyrë në qeveri me Edi Ramën në 2017. Ka fshirë me një të rënë të lapsit të gjithë shtyllën kurrizore të PD-së. Janë vendime shumë të forta. Pak liderë e kanë bërë një gjë të tillë. Duket sikur nuk merr vendime, për ato që kemi ne pritshmëri, por vendimet si kryetar i PD, ai ka marrë shumë.

Kjo PD që është sot, është PD e Lulzim Bashës.

Ky vendim që shpall ndaj Berishës, është një lloj ndëshkimi i rrethanave, një lloj karme, ndaj Sali Berishës, i cili për shkak të vendimeve të Bashës, ka bërë dicka që nuk e ka patur në filozofinë e vet, ka ndërruar mënyrën e sjelljes politike. Nga një njeri që përplasej, nevoja për të mbrojtur të përzgjedhurin e tij, e ka detyruar Berishën të heshtë. Kur Sali Berisha ndryshon filozofinë e tij politike, sigurisht do t’i vijë edhe ajo që nuk e ka pandehur kurrë në jetën e vet. Në asnjë moment PD nuk ka shprehur distancim nga e kaluara por e ka quajtur si krenari. Edhe fushata e fundit, ishin të gjithë arritjet e qeverisë Berisha.

Vendimi e mori ngjyrimin që po bëhet nga halli sepse e kanë kërkuar amerikanët. Kuptohet, që edhe pse ështe vendim i fortë, është nga halli. Nuk është e lehtë, të zgjedhësh midis dajë Sam-it dhe Berishës. Nuk e di sa forcë mund t’i ketë dhënë kjo Bashës në shoqëri, por edhe në PD. 

Grupi parlamentar i PD-së sot nuk është i Berishës, por i Bashës. Fryma në bazë, militantët patjetër, kocka dhe fibra është Berisha, por forumet dhe këto Basha mund ta kishte të fituar. Basha nuk zgjidh gjëra me debat dhe përplasje, i zgjidh fshehtas, të lë fermanin dhe e merr vesh pasi ndodh ngjarja“, tha Shkullaku ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad