Përjashtimi i Berishës/ Fatos Lubonja nxjerr prapaskenat e forta: Ky është vendim dobësie, mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra/ Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim…

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjithnjë e më shumë po kapet nga Rama”, Fatos Lubonja nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme. Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar përjashtimin nga PD të ish-kryeministrit Sali Berisha, me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.

Lubonja tha në rubrikën ‘Opinion’, se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve  të vitit ’97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin. ”Vetëposhtërim i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. Është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithësi, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.

Çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pas ’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëz të rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika.

Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kurrkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për t’i bërë favore Ramës.” – tha Lubonja. Ai ka rezerva për vendimin e Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.

“E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh.” – shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi. “Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. Gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.” – përfundoi Lubonja.

Zjarr Tv Ad