Përjashtimi i Berishës/ Ferdinand Xhaferaj i del në krah Bashës: Vendimi u mor në limite kohore, eleminon kostot afatgjata për Shqipërinë…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në selinë Blu. Deputeti i zgjedhur i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj në një promocim të shkurtër për media, i doli në krah Lulzim Bashës, për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.

“Vendimi u mor në limite kohore, mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh eleminimin e kostove afatgjata për PD, që do të thonë kosto të gjata për Shqipërinë. Janë kthyer në stres për Shqipërinë,” tha Xhaferaj.

Kujtojmë që ky takim vjen një ditë pas zhvillimeve që ndodhën në Kuvendine Shqipërisë dhe jashtë tij, ku ish-kryeministri Berisha u shfaq me “besnikët e tij” dhe Lulzim Basha me pjesën tjetër të deputetëve të PD.

Zjarr Tv Ad