Përjashtimi i Dritan Lelit nga PS-ja, Dash Shehi: E ndoqi ‘mallkimi’ i Shpëtim Gjikës, nuk iu bind Ramës

0
483
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Dash Shehi komenton përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, nga Partia Socialiste, dhe thotë se atë e ndoqi “mallkimi” i ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Sipas Shehit, Dritan Leli e pësoi pasi nuk iu bin urdhrit të Edi Ramës.

“Rama “harroi” të fliste për Lelin dhe rikthimin e gomoneve në Vlorë! Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë “harroi” të fliste të Dritan Lelin, të cilin e ndoqi “mallkimi” i paraardhësit të tij Shpëtim Gjika. Mëkati më i madh i Lelit është se refuzoi urdhrin e kryetarit për të lënë postin e kryebashkiakut dhe për të kandiduar për deputet.Rama foli për aeroportet dhe portet e Vlorës, por nuk tha asnjë fjalë për vrasjet kriminale që po tronditin këtë qytet. Nuk foli asnjë fjalë për të zhdukurit për shkak të larjes hesapeve për prishjen e pazareve të drogës. Rama nuk foli asnjë fjalë për rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë. Pasagjerët këtë herë nuk janë shqiptarët e varfër, por emigrantët Sirinë, më të cilët prej 5 vitesh jemi në konkurencë për vendin e parë si azilkërkues në Evropë”, shkruan Shehi.

Zjarr Tv Ad