Përjashtimi i Palokës dhe Leskajt me 10 ditë nga Kuvendi/ Korreshi: Kërkuam që Ramës t’i bëhet testi drogës

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Socialiste për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët demokratët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Në mbledhjen e zhvilluar paraditën e sotme Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën mori vendimin vetëm me votat e mazhorancës për përjashtimin e tyre.

Duke folur pas mbledhjes deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati, të cilët janë dhe anëtar të Sekretariatit u shprehen se përjashtimi i deputetëve është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkuan që të bëjë dhe testin e drogës.

Saimi KorreshiKërkesa kishte abuzivisht shprehje fyese, në të cilin thoshte gjoja nën efektin e pijeve alkoolikee, unë nuk e di që kolegët mbajnë aparat dreager me vete. Edhe ne duke dëgjuar në seancë se kryeministri Edi Rama ka konsumuar kokainë kërkuam që të bëhet testi i drogës por nuk u mor parasysh.

Bledion NallbatiKryeministri urdhëroi kryetaren e Kuvendit si ta kishte një vasale të veten, mi qëro urgjhentisht jashtë këta.

Ditën e djeshme Partia Socialiste dorëzoi kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar Edi Palokën dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ata akuzohen nga Partia Socialiste, se kishin hyrë të alkoolizuar në seancë. Të dy deputetët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin të gatshëm të bënin testet e nevojshme për të hedhur poshtë aludimet ndaj tyre.

Zjarr Tv Ad