Përjashtohet Paloka, spërkat me bojë kryeministrin Rama

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pa filluar mirë seanca parlamentare, nënkryetari i PD, Edi Paloka është parajashtuar, pasi spërkati me bojë kryministrin Rama.

Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës.

Kryeministri i kërkoi falje kreut të Kuvendit të Maqedinisë Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur fëmijë që nuk di çfarë flet.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.

Pas spërkatjes me bojë të kryeministrit Edi Rama nga Edi Paloka, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi përjashtmin e Palokës nga seanca.

“Edi Paloka dil jashtë, përjashtohesh. Dil përjashta”- tha Ruci dhe me pas ka ndërprerë seanca.

Zjarr Tv Ad