Përjashtoi Berishën, Basha pozicionon deputetët kundër Nikollës në krye të Kuvendit…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, pas seancës së parë të Kuvendit. Gazetari Juxhin Mustafaraj, raporton se në këtë mbledhje është diskutuar rreth seancës së pasdites në Kuvend, ku do të votohet edhe kreu i ri i Parlamentit.

Juxhin Mustafaraj raporton se lideri i demokratëve, u ka kërkuar deputetëve votë unanime kundër zgjedhjes në krye të Lindita Nikollës.

“Nuk dua të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Ruçit,” është shprehur Basha.

Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, nuk morën pjesë disa anëtarë, që pas përfundimit të seancës plenare shoqëruan Sali Berishën ndërsa largohej. Ata janë deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kurse, Tritan Shehu pas shoqërimit të Berishës, ka qenë pjesë edhe në mbledhjen në Selinë Blu.

Siç raporton gazetari Mustafaraj, Berisha tashmë po koordinon mënyrën sesi do të procedojë për regjistrimin në grupe parlamentare dhe për qëndrimin që do të mbajë. Sa i përket iniciativave që ai tha se do të marrë për t’i kthyer dinjitetin dhe sovranitetin PD-së, Paloka si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, e ka të pamundur që të jetë i vetëm iniciator për të kërkuar mbledhjen e këtij këshilli. Kjo pasi në ndryshimet statutore të bëra disa muaj më parë, kryetarit iu hoq e drejta që të jetë iniciator për mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Pra, nuk dihet sesi do të veprohet nëse Berisha do të iniciojë ndonjë ndryshim statutor në PD.

Zjarr Tv Ad