Përkeqësohet situata/ Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës ‘Adem Haxhia’ në Postribë të Shkodrës të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh.

7 gjimnazistë janë rikthyer në urgjencën e spitalit mbrëmjen e së premtes.

Pasditen e së enjtes, 3 tetor 2019,  26 nxënës u paraqitën në spital me simptomat e vjelljes, temperaturës dhe marrje mendsh, ndërsa prindërit denoncuan se shkaktari është fast-foodi pranë shkollës.

‘Ne dyshojmë te ushqimet që shiten edhe brenda në shkollë, edhe jashtë përreth shkollës’, – thanë ata.Deri mbrëmjen e djeshme shkoi në 50 numri i fëmijëve të paraqitur në urgjencën e spitalit.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit.

Zjarr Tv Ad