Përkrahësja e “Foltores” Evi Kokalari padit për shpifje vulgarët, gënjeshtarët, inatçinjtë…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila po mbështet fuqimisht ish-Kryeministrin Sali Berisha në nismën e tij “Foltorja”, ka paditur për shpifje portale si FaktorPlus dhe analistë e gazetarë si Ilir Demaliajn, Dritan Demirajn, Frrok Çupin dhe Kolec Traboinin.

Në mesazhin që ka publikuar sot në Fb, Kokalari shkruan: “Një gjë është e qartë – këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria Shqiptare, brënda & jashtë vëndit. Tashmë monstrat kanë emër.  Le të filloj spastrimi!”

Pas daljes së Evi Kokalarit në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë dhe në Durrës, gazetarë dhe analistë që mbështesin hapur Bashën në sfidën e tij me Berishën për lidershipin e Partisë Demokratike, u sulën hapur kundër Kokalarit duke shpifur me pretendime, sikur ajo është pjesë e lobit grek në SHBA dhe babai i saj kishte qënë njeri i afërt i Enver Hoxhës, sikur ajo ishte mike me ish-të dërguarin e Presidentit Trump për Kosovën dhe se ai është proserb, apo duke e akuzuar si manipulatore të shqiptaro-amerikanëve.

Zjarr Tv Ad