Protestuesit e Jelekëve të Verdhë marshuan të shtunën para ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strasbourg, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me ta. Demonstruesit duket se sulmuan dhe disa nga trupat televizive duke kërkuar mbulim më të mirë të lëvizjes së tyre nga mediat. Për të 24-ën javë radhazi rreth 10 000 protestues demonstruan në të gjithë Francën, 3000 prej të cilëve vetëm në Paris.
Në Strasbourg, rrugët u mbushën me gaz lotsjellës teksa policia përpiqej t’i mbante ata larg ndërtesës së parlamentit të BE. Policët me veshje speciale arrestuan protestues të maskuar.
Një dëshmitar tha se policia ka gjuajtur gaz lotsjellës në mënyrë që t’i detyrojë protestuesit të tërhiqen. Ndërsa protesta u mbajt edhe në Paris, por në përgjithësi ishin të qeta.