Përleshje mes shqiptarit dhe nigerianit, reagon Salvini: Do dëbojmë banditët!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një emigrat shqiptar dhe një nigerian u përshinë në një sherr masiv të mërkurën në lagjen “Gad” të Ferraras në Itali.

Mediat italiane thonë se shkak i përleshjes mes dy të huajve ka qenë territori për shpërndarjen e drogës.

Nga hetimet e para të policisë thuhet se shtetasi shqiptar, identiteti i cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkuar ti bënte me dije nigerianit se do merrte kontrollin e tregtimit të drogës në rrugën Nazario Sauro. Kjo ka sjellë grindje mes tyre, duke përfunduar në përleshje fizike.

Nigeriani e ka ndjekur shqiptarin duke e goditur  fillimisht me kokë, pastaj me grushte prapa qafës deri sa është shembur në tokë.

Sikundër shihet edhe nga pamjet në foto gjithçka ka ndodhur në sy të banorëve, duke shkaktuar panik.

Ata janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ku shtetasi shqiptar ka plagë të rënda.

Ngjarja ka marrë vëmendjen edhe të Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, i cili njoftoi vizitën e tij në qytet më 3 maj. Ministri në fakt flet për 2 nigerianë të përfshirë në sherr me shqiptarin, por mediat raportojnë vetëm për 1 nigerian, të njëjtën gjë tregojnë edhe fotot.

“Përleshje e madhe me thikë mes një shqiptari dhe 2 nigerianëve në lagjen Gad të Ferrara-s. Më 3 Maj do të jem në qytet dhe në orët në vijim do t’u kërkoj të gjithë prefektëve që të nxjerrin një plan për të larguar banditët në qytet. Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne“”, shkruante ai në Twitter.

Lagja “Gad”, edhe pse një zonë shumë e populluar në zemër të provincës Ferrara, është një nga zonat më të degraduara të qytetit.

Prej shumë vitesh aty kanë ardhur emigrantë, shumica e të cilëve nigerianë, të cilët merren me shpërndarje të lëndëve narkotike.

 

 

Zjarr Tv Ad