Përleshje mes të burgosurve shqiptare dhe arabë në Athinë

0
12

Një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre arabë ka ndodhur në burgun Avlona në Athinë.  Siç raportojnë mediat helene për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Incidenti nisi mes dy grupeve, ku fillimisht një shtetas shqiptar dhe një arab filluan të grindeshin verbalisht përpara se të përlesheshin.

Ministria e Drejtësisë në Greqi mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut.

“Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë sot u shfaq si një” luftë”. Në të vërtetë, trillimet për  ‘kërcënim me thikë’ për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite”, thuhet në njoftimin e ministrisë.