Përleshje mes tifozëve, katër në spital

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e të mërkurës ka pasur përplasje të rënda në qendër të qytetit në Romë mes Ultrasve të Lazio dhe tifozëve të Sevillas.  Sherri ka ndodhur në Via Leonina në prag të sfidës së Europa League midis Biancocelestit dhe Andaluzianëve. Mediat italiane bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej tyre janë të shtruar në spital. Ndër të plagosurit ka dy tifozë spanjollë (njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, dhe gjithashtu një anglez (ky i fundit mund të jetë gjithashtu me kombësisë amerikane). Ndër pacientët e pranuar në spital ka edhe një ultras të Lazio. Përleshjet ndodhën pranë një klubi të frekuentuar nga ultrasit e Lazio dhe janë të përfshirë rreth dyzet njerëz. Policia italiane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të nodhur në qendër të Romës. “Ishte si një luftë. Ne pamë dhjetëra të rinj të veshur me të zeza, me helmeta mbi kokë dhe shkopinj në duar.

“U përleshën para një restoranti dhe kur mbërriti policia, ata kishin ikur “, tha gazetar i “Il Messaggero”, Mikele Galvani, i cili mbeti i shokuar nga kjo ngjarje.
Kjo nuk është hera e parë që ultrasit e Lacios sulmojnë tifozët kundërshtarë.

 

Zjarr Tv Ad