Përleshje në një lokal në Korçë, 3 arrestuar

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu.

Policia njofton se mbrëmjen e kaluar të arrestuarit janë konfliktuar në një lokal dhe kanë vijuar përplasjen edhe pas ndërhyrjes së “bluve” të Korçës. Për pasojë, policia ka arrestuar tre qytetarët A. S., A. Xh. dhe L. M.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në lagjen nr 18 në Korçë, në një lokal, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Pas mbërritjes në vendngjarje të patrullës së Policisë, tre shtetasit A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç, banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të rendit, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës dhe për shoqërimin e tyre drejt ambienteve të Komisariatit.

Tre shtetasit e lartpërmendur, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, të kryera në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad