Përmbaruesit çmontojnë çadrën e Cirkut Kombëtar, reagon ministrja Margariti: Po vijojmë luftën në aspektin ligjor, po punojmë për një shtëpi të re për artistët

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm përmbaruesit kanë çmontuar një pjesë të çadrës së Cirkut Kombëtar, duke mos lejuar artistët të futen brenda ambienteve ku kanë dhënë shfaqje për shumë vite.

Çmontimi i çadrës ka ardhur për shkaks e toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014.

Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shprehet se Ministria do të vijojë luftën ligjore, ndërsa në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurohet një hapësirë që artistët të vijojnë me provat për performancat e tyre.

Margariti thotë se po punohet për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun.

“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri.

Përveç hartimit të plani afatshkurtër, që puna e tyre të mos ndërpritet, por të vijojë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punojmë për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun.

Jam besimplotë se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë”, shkruan Margariti.

Zjarr Tv Ad