Përmbaruesit çmontojnë Cirkun e Tiranës, reagon ministrja e Kulturës: Njëjtë si me Teatrin edhe në këtë rast do të arrijmë t’ia dalim mbanë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Minitrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e Çadrës së Cirkut Kombëtar ditën e djeshme nga përmbaruesit.

Ajo thotë se po punohet për një një plan afatgjatë për një shtëpi të re për Cirkun Kombëtar për artistët dhe publikun. Më tej ministrja shprehet se si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë.

“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri.

Përveç hartimit të plani afatshkurtër, që puna e tyre të mos ndërpritet, por të vijojë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punojmë për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Jam besimplotë se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad