Përmbytje dramatike edhe në Kosovë, Haradinaj i bën thirrje qeverisë Kurti

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmbytjet gjatë 24 orëve të fundit që kanë krijuar probleme të rënda në Tropojë, kanë goditur edhe Kosovën. Pamje dramatike janë publikuar së fundmi nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, që i ka bërë thirrje qeverisë Kurti të ndërhyjë me urgjencë dhe t’u dalë në krah, banorëve të Gjakovës dhe të Rahovecit që janë prekur më rëndë.

I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet, – tregon Haradinaj. – Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.”, nënvizon Haradinaj.

Zjarr Tv Ad