Përmbytje, Irani urdhëron evakuimin e 70 fshatrave

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irani ka urdhëruar evakuimin e 70 fshatrave në një provincë në jug-perëndim të Kuzestanit për shkak të rrezikut nga përmbytjet, raporton media shtetërore.

Të paktën 45 persona kanë vdekur gjatë këtyre dy javëve prej shirave të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje në të paktën 23 provinca të vendit.

Urdhri i evakuimit erdhi pasi Ministri i Jashtëm Javad Zarif akuzoi sanksionet e ShBA-së për pengimin e ndihmës në zonat e prekura.

“Kjo nuk është vetëm një betejë ekonomike, është një terrorizëm ekonomik”, shkruajti Zarif në Twitter.

Sanksionet e SHBA u importuan pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit vitin e kaluar, gjë që shkaktoi mungesë helikopterësh në raste emergjencash.

Autoritetet iraniane kanë kërkuar ndihmë ushtarake, duke përfshirë helikopterë dhe transportues të personelit të blinduar amfib.

 

 

Zjarr Tv Ad