Përmbytje në Greqi/Për pasojë kanë humbur jetën 5 persona

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në Evia të Greqisë ku për pasojë kanë humbur jetën 5 persona.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nikos Hardalias ka konfirmuar se dy persona janë shpallur të humbur. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.

Ndërkohë që rrugët e makinat janë mbuluar me ujë, shumë banorë kërkojnë ndihmë pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur dhe rrezikojnë jetën. Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë po marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete , tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Zjarr Tv Ad