Përmbytjet në Europë/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Ambasadat…

0
680
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se deri më tani nuk raportohet të ketë humbur jetën asnjë shtetas shqiptar nga përmbytjet që kanë përfshirë Europën. Megjithatë, MEPJ u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka nevojë për ndihmë, të njoftojë Ambasadën.

“Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga kjo situatë e motit të keq.” Në njoftimin e Ministrisë janë afishuar numrat përkatës të Ambasadave për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe ndodhen në një nga zonat e përmbytura.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga kjo situatë e motit të keq. Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin:.    +49 174 861 9587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë:  +32 485 401 237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31 616 275 159

Ambasada e RSH-së në Zvicër:     +41 774 099 729

 

Zjarr Tv Ad