Përmbytjet në Greqi, 7 jetë të humbura, mes tyre dhe një foshnjë 8-muajshe

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmbytjet në Greqi kanë lënë pas viktima dhe dëme të shumta. Sipas autoriteteve, qindra mijë banorë mund të kishin rrezikuar jetën po të tentonin të evakuonin banesat e tyre në mesin e shirave të rrëmbyer dhe stuhive.

Një shtrëngatë e madhe që shpërtheu fundjavën e kaluar në  Evias ka lënë të paktën 7 viktima dhe dëme të pallogaritshme.

Autoritetet thanë se 3 jetë të humbura u regjistruan në fshatin e Politikës dhe katër banorë në fshatin e Amfiteas dhe në Evian Qendrore.

Mes viktimave ishte edhe një foshnjë 8-muajshe e cila u dërgua me ambulancë në spital por nuk mbijetoi, ndërkohë që dy të moshuar të moshës 85 dhe 86 vjeç u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre të përmbytur.

Trupi i një tjetër 70-vjeçari u gjet në det dhe mendohet se i përket një banori të fshatit të Burcit që ishte shpallur i zhdukur pak orë më herët, i tërhequr nga ujërat e rrëmbyer.

“Mbetëm në baltë që nga ora 6 e mëngjesit. Nuk bëja dot gjë e vetme. Hipa mbi tavolinë për të shpëtuar veten,” tregon banorja e një zone në verilindje të Athinës.

Kushtet e vështira kanë bërë që disa banorë të evakuoheshin vetëm nëpërmjet helikopterëve, ndërsa me qindra telefonata iu drejtuan shërbimit zjarrfikës për pompa thithëse pasi shumë banesa private ishin zhytur në ujë si pasojë e daljes nga shtrati të një prej lumenjve lokalë.

Meteorologët parashikonin rreth 63 mm shi në 24 orët e fundjavës, por reshjet raportohet se arritën një maksimum prej 350 mm nivel brenda 6 orëve.

Banorët kritikuan autoritetet se pasojat në jetë njerëzish mund të ishin shmangur nëse do të ishte vënë në funksion sistemi i emergjencave për evakuimet, por sipas zv.ministrit të Mbrojtjes, Nikos Hardalis, evakuimi në këto rrethana do të kishte qenë fatal për gati 1 milion qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një ekip psikologësh dhe psikiatrish për t’u ardhur në ndihmë komunitetit të prekur nga katastrofa e fundit natyrore.

Zjarr Tv Ad