Përmbytjet në veri të vendit, Rama i përgjigjet akuzave: Sot jemi në normalitetin e kohës, 10 vite më parë uji shkonte deri në çati

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave për përmbytjet në veri të vendit si pasojë e reshjeve të shiut që përfshinë vendin tonë.

Rama shkruan se sot Shqipëria është në normalitetin e kohës ndryshe nga 10 vite më parë kur në Shqipëri kishte më shumë përmbytje ndryshe nga ajo që ndodhte në vendet e tjera të botës.

“10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri!

Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad