Përmbytjet/ Sula nxjerr “bllof” Ramën: Ja çfarë thoshte para se të vinte në pushtet

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka fajësuar qeverinë si përgjegjësja kryesore e përmbytjeve të ndodhura dy ditët e fundit.

Në një postim në Facebook, Sula u shpreh se shqiptarët duhet të dinë se KESH ka sisteme të sofistikuara të parashikimit të motit dhe se vëllimet e reshjeve të shiut mund të parashikohen deri në 10 ditë.

Sipas tij, institucione të përgjegjshme duhej të ishin vënë në lëvizje e të kishin prodhuar energji për të përballuar kërkesat në vend, duke i kursyer kështu shqiptarëve 10 milion euro shpenzime. Deputeti demokrat sqaron se një gjë e tillë nuk është bërë pasi blerja e energjisë është jo transparente dhe lë shumë hapësira për abuzime.

Postimi i plotë nga Dashnor Sula:

Qeveria përgjegjësja e përmbytjes së shtëpive e të mbjellave.

Qeveria është përgjegjësja kryesore e përmbytjes së shtëpive, e arave të mbjellura në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Këtë në fakt e konfirmon edhe vet kryeministri Rama, siç do e shihni në deklaratën e bërë nga ai kur s’kishte ardhur në Pushtet.

Në video është ajo që ka thënë kryeministri aktual kur ishte në opozitë, ndërsa në reagimin e tij sot tha që reshjet dolen nga parashikimi. I njëjti person me qëndrime që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Ndërkohë shqiptarët duhet të dinë një të vërtet që nuk ua thotë kryeministri. KESH ka sisteme të sofistikuara të parashikimit të motit, vëllimit të reshjeve të shiut që pritet të bien etj. Ndoshta smund të parashikohet në afat të gjatë me një muaj apo më shumë, por në një javë e 10 ditë parashikohet. Nëse do kishim institucione të përgjegshme që do synonin interesin publik atëherë në një javë mund të kishim prodhuar energji nga kapacitetet tona.

Në këtë mënyrë do kishim shmangur 10 milionë euro shpenzime që e kemi blerë në një javë dhe do kishim ulur nivelin e ujit në kaskada dhe do krijonim edhe rezerva. Por kjo duket se është shmangur qëllimisht sepse blerja e energjisë bëhet pa transparencë dhe mundësitë e abuzimit janë më të mëdha.

Ndërkohë kemi edhe shtëpitë e qytetarëve që janë nën ujë. Dëmi ekonomik shumëfishohet.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/Sula.Dashnor/videos/687233459450777

Zjarr Tv Ad