Kompania Shell që po bënte shpime dhe kërkime për naftë në bllokun 4 që përfshin Luginën e Vjosës, Luginën e Zagorisë, Drinosit, Lengaricës, Deshnicës etj, është tërhequr nga projekti.
Lajmin e bëjnë të ditur organizatorët e protestës qytetare të banorëve të Përmetit që shprehen të gëzuar që zëri i qytetarëve dhe protestës u dëgjua.
“U fitua një betejë, por jo e gjitha. Radhën e ka Tepelena dhe Gjirokastra” shprehen organizatorët pasi anoncojnë tërheqjen e kompanisë nga kërkimet për naftë në zonën e Luginës së Vjosës.
“Protesta e qytetarëve ka forcë dhe dëgjohet. Vjosa sot rrjedh e qetë dhe është krenare për fëmijët e saj që e mbrojtën me shpirt. Falemnderit vajza dhe djem përmetarë. Ju jeni qytetaria e vërtetë shqiptare. Tani radhën e ka Tepelena dhe Gjirokastra të thotë fjalën e saj. Lufta nuk ka mbaruar” shkruan në rrjetet sociale Elona Bejo, që drejton edhe një biznes agroturizmi në zone.