Përndoqi një vajzë në Tiranë, arrestohet autori në Malsinë e Madhe

1
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shkodrës ka arrestuar në Malsinë e Madhe një 34 vjeçar, i cili kërkohej nga Policia e Tiranës, pasi ka përndjekur një vajzë në kryeqytet. “Forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, – thotë Policia e Shkodrës.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua forcave policore të D.V.P.Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

 

Zjarr Tv Ad