Përpara, por paguani taksat të paktën!

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, e ka emrin tek lista e borxhlinjve ndaj Tatimeve.

Zoti Arbana rezulton të mos ketë paguar detyrimet nga biznesi i tregtimit të automjeteve që ka zotëruar nga viti 2007. Kur të del emri tek lista e borxhit tatimor do të thotë që detyrimi është i natyrës përfundimtare dhe ka kaluar të gjitha hallkat e apelimit, përfshirë gjykatën.

Sa është shuma e taksave që zoti Arbana nuk i ka shlyer shtetit?

Kjo nuk dihet, se Tatimet fshihen pas konfidencialitetit dhe nuk bëjnë transparencë edhe kur u drejtohesh me kërkesë zyrtare.

Por kjo ka pak rëndësi. Kryetari i bashkisë së Shijakut, që kryeministri e cilëson si një kryebashkiak model rezulton se model paska Cetto La Qualunquen që thoshte: “Taksat janë si droga. Po i pagove njëherë, pastaj të vjen dëshira t’i paguash gjithmonë.”

Biznesi i tij sot është me status të pezulluar. Tatimet kanë lejuar kalimin me status të pezulluar pa mbledhur detyrimet edhe pse ligji i detyron të nisin procedurat e mbledhjes me forcë.

Ligji në Shqipëri thotë se po ke taksa të papaguara, përjashtohesh nga tenderat, por mund të zgjidhesh kryetar bashkie.

Pra, të gjithë të barabartë para ligjit. Vetëm se barazia është relative.

Se desh harrova. Përpara, përpara, por paguani taksat të paktën. Tregoje me fjalë dhe me akte se USA është vendi i madh i progresit, vendi i ëndrrës, i tokës ku njeriu garantohet të ndjehet njeri, të mendojë e të punojë i lirë.

Zjarr Tv Ad