Policia rrugore ka ndëshkuar disa prej drejtuesve të automjeteve në kryeqytet që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha.
Duke përdorur dronin edukativ, policia rrugore ka publikuar edhe një video me rastet e mosrespektimit të përparësisë të këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘