Perparim Spahiu :Thagmën e rradhës e nxorri kryeministri nga goja në Korçë.

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nuk presim BE, do orientohemi në tregjet e Lindjes për eksport”.

Thagmën e rradhës e nxorri kryeministri nga goja në Korçë.

Sa shumë gafa në kaq pak fjalë!

E para, nuk “presim” neve BE. BE është aty, ne duhet të plotësojmë kushtet dhe të meritojmë anëtarësimin. Ndaj, nuk “presim” ne BE. E kundërta. BE na pret neve.

E dyta, do orientohemi “në Lindje”. Haha. A thua ka frikë BE se Shqipëria e Sulltanit do orientohet drejt lindjes? Po ku kanë shqiptarët projekt tjetër përveç Europës? Nuk kanë. Ku do integrohen, në Azi?

E treta, nuk presim BE, do “eksportojmë në Lindje”.

Thua e përmbytëm Europën me eksportet tona dhe tani do ja heqim racionin dhe do ja japim Erdoganit. Dhe Turqia dhe Dubai mezi po presin eksportet tona.

Maksimumi që kjo qeveri mund të eksportojë janë luksi dhe babëzia e ministrave të vet.

Ka kohë që KM po flet përçart. Nuk ka asgjë të keqe kur dikush flet përçart, e keqja është se ai sot përfaqëson qeverinë e Shqipërisë.

Jo edhe për shumë kohë. Më 25 prill, nisim kurën edhe për të.

 

Zjarr Tv Ad