“Përpiqem të jem një shqiptar i mirë”, Lorik Cana: I kam rrënjët e forta, kam ndjekur hapat e babait

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para fillimit të Big Brother Vip, lart e poshtë u tha se një ndër emrat që do të hynte në shtëpinë më të famshme ishte dhe ish-futbollisti, Lorik Cana. Dhe kur të gjithë prisnin hyrjen e Lorikut, ishte kushëriri i tij, Graniti ai i cili i përfaqësoi Canat në shtëpi.

U spekulua shumë dhe mbi arsyen e refuzimit por si qëndron e vërteta e ftesës për të hyrë brenda BB? Lidhur me këtë, Lorik Cana ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë.

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje”, tha ai. Gjatë intervistës në emisionin e mëngjesit në ABC, Loriku u ndal edhe te karriera e tij ku shtoi se çdo dit përpiqet që të jetë një lojtar i mirë, por edhe një njeri dhe shqiptar I mirë.

“Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme.

Të jap një shembull më të mirë për kombësinë tonë, si futbollist. Mundohem të jem një lojtar i mirë por të jem një njeri dhe shqiptar i mirë.Disa virtyte dhe gjëra që unë i ndjej fort nuk i ndryshoj asnjëherë, nuk kam qejf me shkuar ku më çon era, i kam rrënjët e forta si edukatë, prandaj shumica e njerëzve janë identifikuar vetë në mesazhet apo qëndrimet e mia”, tha Loriku.

Zjarr Tv Ad