Përplasen aktivistët e Vetëvendosjes me policinë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë protestën e tyre pranë Kryesisë së Kuvendit kundër vizitës në Tiranë të presidentit serb Aleksander Vuçiç. Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar të marshojnë nga Presidenca drejt hotel Rogner aty ku po mbahet takimi mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike me forcat e policisë.

“ Vuçiç, jashtë nga Shqipëria”,“Rama, Rama tradhtar i shqiptarëve!”, “Rama me Serbinë, Kosova me Serbinë”, janë disa prej parrullave të hedhura gjatë protestës.

Zjarr Tv Ad