Përplasen dy makina në Has, 3 të plagosur

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Has.

Dy automjete janë përplasur në hyrje të qytetit të Krumës.

Të plagosur mbetën drejtuesit e mjeteve me iniciale I.L.,  dhe L.P., si edhe vajza e këtij të fundit me iniciale L.P.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

“Në hyrje të qytetit të Krumës, automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin I.L.,  është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin L.P.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja L.P.( e bija e shtetasit L.P),”-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Zjarr Tv Ad