Përplasen dy trenat në Hong Kong

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy trena janë përplasur gjatë një testi të ri për sistemet e sinjaleve në Hong Kong, duke ndaluar shërbimet për miliona udhëtarë. Aksidenti ka ndodhur midis stacionit Central dhe atij Admiralty mëngjesin e të hënës (18 mars) përpara se shërbimet të hapeshin për udhëtarët.  Fatmirësisht brenda trenave nuk kishte njerëz ndërsa shoferët u dërguan në spital.   Zyrtarët hekurudhorë paralajmëruan se riparimet mund të marrin një kohë mjaft të gjatë. Ndërsa operatori i rrjetit Mass Transit Railway (MTR) u shpreh se pjesët e linjës Tsuen Wan u pezulluan dhe u kërkoi udhëtarëve të shmangin rrugën e prekur dhe të përdorin forma të tjera të transportit. Sipas Agjencisë së lajmeve Reuters, rrjeti i metrosë në Hong Kong përdoret nga rreth 6 milionë njerëz gjatë ditëve të javës.

Zjarr Tv Ad