Përplasen makinat në Sarandë, njëri nga të lënduarit në gjendje kritike

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Kardhiq-Sarandë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, ku njëri nga mjete ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur makinën tjetër.

Për pasojë të përplasjen kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është në rrezik për jetën.
Policia po bën verifikimet në vendngjarje, por nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin.

 

Zjarr Tv Ad