‘Përplasja e Berishës me Yuri Kim’, Kikia: Betejë e hapur, ja çfarë pres nga ambasadorja

0
329
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar mbrëmjen e sotme përplasjen e ish-kryeministrit Sali Berisha me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Kikia ka shprehur bindjen se Sali Berisha e ka ditur se me tërheqjen e Lulzim Bashës historia nuk do ishte plotësisht në anën e tij.

Sipas tij, sot Berisha në përpjekjen për të marrë Partinë Demokratike, ka përballë një kundërshtarë më të fortë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, ambasadoren amerikane.

Komenti i Kikias:

“Ambasada amerikane dhe vetë zonja Kim është shprehur hapur dhe publikisht për të bërë gjithçka për ta penguar zotin Berisha drejt marrjes së kontrollit të PD. Nuk ka mbaruar ende historia gjyqësore, dërgimi i çështjes në Apel, që regjistroi aktet e 11 dhjetorit nga ana e Alibeajt, është ende një derë e hapur për ta rikthyer lojën nga e para.

Nuk ka më asnjë habi në këtë përplasje, pres që gjuha e ambasadës amerikane të ashpërsohet që Berisha të mos marrë drejtimin e PD. Është betejë e hapur dhe përplasje e hapur.

Nuk na është dashur të interpretojmë nënkuptimin. Dje ambasadorja kishte reagim tjetër për incidentin e zotit Berisha me Alibeaj, ku reagimi i ambasadores amerikane ishte i drejtpërdrejtë dhe i ashpër me zotin Berisha. Pres vazhdimisht përplasje të këtij lloji, thjesht pritet fundi se kush do dalë fitues në këtë betejë.

Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me PD e Sali Berishës, Kikia tha se Departamenti Amerikan i Shtetit ka një instrument me të cilin cilëson njerëz për të cilat ka prova që janë përfshirë në afera korruptive dhe që dëmtojnë dhe interesat e amerikanëve, si “non grata”.

Që kësaj embargoje ti bashkohet dhe Rama është e pakuptimtë se në fund të fundit opozitën nuk e zgjedh dot zoti Rama dhe ai është i shtrënguar të bashkëpunojë me opozitën.

Lidhur me idenë e Kryeministrit për një referendum për zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese, gazetari deklaroi se më herët Kryeministri e ka kundërshtuar zgjedhjen e një Presidenti nga populli. Por Kikia e cilësoi si një mundësi zgjidhjeje për të shmangur atë që është prodhuar në mënyrë sistematike konflikte me zgjedhjen e Presidentit, si pasojë e pazareve politike.

Për të shmangur këtë probleme, Presidenti nga populli do ishte zgjidhje, por ndryshimet kushtetuese i kanë cunguar kompetencat e Presidentit. Deklarata e Ramës për të nisur procedurë vitin e ardhshëm për zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe për të rishikuar strukturën kushtetuese, për rolin, shtoi dyshimet se mund të shtrojë rrugën për veten e tij. Pritet të shihet se sa serioze do të jetë nisma për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Këtë gjë mund ta bëjë parlamenti, ose por referendumi, por jo këshillimi.”-shprehet Kikia.

Zjarr Tv Ad