Përplasja e Metës me policinë te zyrat e FRD, Shehi: Akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit!

0
1555
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se presidentit Meta iu rrezikua sot jeta teksa u përball me policët e Bashkisë së Tiranës dhe njerëz të veshur civilë, që kishin zaptuar zyrat e FRD-së.

Shehi shprehet se skena të tilla në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

Postimi i plotë i Shehit:

Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit! Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshme dhe tregues se demokracia është në rrezik.

Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik. Skena të tilla dhunë në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.

Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike.  I bëj qetësi Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike.

Zjarr Tv Ad