‘Përplasja’ e Ramës me gazetarin, Berisha: Ç’ kusur kishte ai

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur gjatë ditës së sotme në foltoren e Kuvendit, ku ka komentuar përplasjen e kryeministrit Rama me gazetarin në konferencën e djeshme për mediat.

Berisha me ironi tha: “Dënoj qëndrimin e Ramës ndaj gazetarit, dhe i them këtu budallaqet e fëmijërisë tënde, ato çka të ka thënë gjyshja kur ja ke sjellë shpirtin në majë të hundës, mos ja kalo gazetarëve ti thoshte gjyshja se ashtu ishte. Po ç’ kusur kishte gazetari”.

Kujtojmë se ditën e djeshme në konferencën për media gazetari i lexoi kreut të qeverisë përgjime të publikuara nga Bild ku implikohej edhe ministri Ulsi Manja dhe i tha se sa është e moralshme që ti bëhen kërkesa drejtësisë për hetime kur në krahun e majtë të Ramës ndodhet Ulsi Manja i akuzuar si i implikuar në dosjen 184. Kryeministri iu përgjigj me nje shprehje në latinisht.

“Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda I riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje kjo është përgjigjja ime”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad