Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të dielë ka prezantuar kandidatin Elton Ismaili për deputet në Përmet.
Kryemadhi në fjalën e saj nga Përmeti ka komentuar edhe incidentin e ndodhur gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, ku mbështetësit e PS-së u përplasën fizikisht me mbështetësit e PD-së.
“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë. Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe,” tha Kryemadhi.