Lobingjet brenda të majtës në Vlorë kanë sjellë të shkarkuarit e parë. Sikurse ishte paralajmëruar edhe nga Rama publikisht, shumë prej drejtorëve janë “këshilluar” të japin dorëheqjen, për të shmangur turpin e shkarkimit. Këto lëvizje kanë ardhur pas largimit të Damian Gjiknurit nga drejtimi politik i qarkut të Vlorës dhe zëvendësimi i tij nga Arben Ahmetaj. Ky i fundit duket se ka nisur të emërojë dhe të besuarit e tij në poste kyçe.
Spekullimet me videon, Xhani për ‘Syri TV’: E nxorën nga konteksti, unë do të jem pranë qytetarëve të Rrogozhinës I njohur për lidhjet familjare me Damian Gjiknurin, drejtori i OSHEE-së Erion Osmanaj është i pari i cili dha dorëheqjen nga detyra në Janar të këtij viti dhe u zëvendësua nga Avieri Hoxhaj.
Rotacioni ka prekur edhe doganën ku Kosta Vjerro u zvëndësua me Artan Bedinin. E papritur erdhi dorëheqja e Najada Idrizi, bashkëshortes së Presidentit të Flamurtarit Idrizi e cila u zëvendësua nga pas 7 vitesh nga Brunilda Saliu. Idrizi pritet të emërohet në krye të një tjetër institicioni.
Shpëtim Hasanaliaj, zv i rendit në Policinë e Vlorës do të marrë sot detyrën e Drejtorit të Kufirit në Vlorë duke zëvëndësuar Fatos Muka. Në garë për drejtimin e socialistëve Admir Malaj, pritet të lërë detyrën e në krye të portit pas 6 vitesh në këtë detyrë. Po ashtu, këtë të hënë dorëheqjen e ka lënë edhe këdrejtoresha ZVA Vlorë -Himarë.
Burime brenda së majtës konfirmojnë se deri më tani nuk ka pranuar të dorëhiqet drejtori i Postës, Vullnet Bilbili dhe Besnik Stefa drejtori Drshtrr.
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është një prej emrave që diskutohet të lërë detyrën gjthashtu. Përplasjet më të thella mes socialistëve janë mes klanit të Gjiknurit dhe Ahmetaj. Edhe pse jo në varësi të institucioneve shtetërore, mësohet se ultimatumi për të dhënë dorëheqjen u ka shkuar edhe disa drejtorëve në varësi të bashkisë Vlorë.