Përplasja Haradinaj-Mogherini

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe atij të BE-së, të udhëhequr nga Federica Mogherini, u shenjua nga tensione, gjë që u dëshmua qartë edhe me vendimin e të dyja palëve për të anuluar konferencën e përbashkët për shtyp.

Përplasjet kanë qenë për dy çështjet më të nxehta të momentit: ajo e vizave dhe taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Haradinaj foli për neglizhencë të BE-së dhe mungesë të qartë të perspektivës europiane të vendit, por pavarësisht kësaj, “Kosova – u shpreh ai, – mbetet e vendosur për anëtarësimin në bllokun europian, të cilin e konsideron në vazhdimësi një prioritet të saj”. Kjo është hera e dytë që ndaj Kosovës BE-ja vepron njëlloj pas takimit të Këshillit të MSA-së.

Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur BE-ja i bënte trysni Kosovës për Demarkacion.

Ndryshe, Haradinaj udhëtoi për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE’ja dha dje një kompromis, por që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Qeverinë e cila po kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.

 

Zjarr Tv Ad