Përplasja me Albin Kurtin, Komandanti i FSK-së jep dorëheqjen, e zëvendëson gjeneral Bashkim Jashari, djali i familjes legjendare JASHARI

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrahman Rama, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ka paraqitur presidentes Vjosa Osmani kërkesën për dorëheqje nga posti i lartë. Ky vendim i gjeneralit Rama vjen pas “përplasjeve” të tij me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas mediave, konflikti lindi më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë. Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj ka urdhëruar Ramën që FSK-ja t’i lyente katër autoblinda ushtarake, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit. Këto mjete janë dhuratë e SHBA për Kosovën.

Gjeneral Rama nuk ka pranuar zbatimin e urdhërit pasi kjo shkelte marrëveshjen me SHBA, dhe se FSK-ja si forcë e armatosur, nuk mund te përdorej për operacione policore, për aq kohë sa nuk është vendosur gjendja e jashtëzakonshme. Për t’i paraprirë përplasjeve të tjera me Qeverinë Kurti, gjeneral lejtnat Rrahman Rama ka dhënë dorëheqjen. Në vend të tij, në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës është emëruar Bashkim Jashari. Ky i fundit rrejdh nga familja legjendare Jashari dhe është nipi i komandatit të UÇK-së Adem Jashari, djali i vëllait të tij, Rifat Jashari.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. Nga Presidenca është njoftuar edhe për paraqitjen e dorëheqjes nga gjenerallejtnant Rrahman Rama.

“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Zjarr Tv Ad