Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Peqin. Policia bën me dije se pas një sherri mes dy personave, Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka, ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Por burime pranë grupit hetimor pohuan se e ngjarjen e sotme kanë sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme që janë përdorur në vendin e ngjarjes, konkretisht kallashnikovi dhe pistolete.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër, por drejt. Burime nga policia bëjnë gjithashtu me dije se nga fillimi deri në fund të konfliktit mes dy personave, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë se Peqinit, Bukurosh Maçi.
Ende nuk dihet se cili ka qene objektivi dhe shkaku i ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka persona te lënduar edhe pse ngjarja ka ndodhur ne një orar ku ka pasur qytetare te shumte.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.