Përplasja me Braçen, Salianji shpjegon arsyen e sherrit

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar se si nisi përplasja me deputetin socialist, Erion Braçe në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka sqaruar se e gjitha nisi pas pyetjes që ai i bëri lidhur me daljen e përgjimeve të zëvendëskryeministrit në hetimet për biznesmenin Rezart Taçi. Sipas Salianji tha se irritimi erdhi për arsye se nuk iu lejua fjala në foltore.

Deklarata e Salianjit:

“Nuk është pamje e normalshme. Është një revoltë e imja për shkak të nivelit të hipokrizisë që politikanët përpiqen ti shmangen pyetjeve dhe përgjithësive. Unë kisha vetëm një pyetje. Kam folur edhe pas kësaj.

Kam bërë një pyetje a je ti zëvendëskryeministri. Po përgjimi është i tetorit dhe paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zëvendëskryeministri apo aktual, është po i kësaj qeverie. SPAK-u duhet t’i shkojë deri në fund. Kur ke njerëz që tentojnë që pasi vjedhin zgjedhjen, Shqipërinë, taksat, e bëjnë dhe të fortin se duan të heqin fjalën kjo nuk bën tani. Paqe dhe dashuri në botë”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad