Përplasja me demokratet në selinë blu, Evi Kokalari tregon prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalarai, e cila është rreshtuar në krah të Sali Berishës ka folur sot në emisionin ‘Breaking’ për incidentin e ndodhur me një prej grave mbështetëse të Bashës në selinë e PD-së.Ajo shprehet se i ka ardhur keq për këtë incidentet me punonjësen e selisë së PD-së, pasi u keqpërdor nga Basha.
“Më vjen keq që personi më sulmoi, ajo është e keqpërdorur.

Aty ishin edhe femra të tjera që punojnë me Bashën dhe nuk e morën mundimin të më godisnin. Dhuna verbale filloi që në katin e dytë, kur jemi ulur ajo hyri dhe mundonte të krijonte një situatë një situatë incidenti.

Ajo kishte një vajzë të dytë, me mbiemrin Lamaj, kjo ishte e përllogaritur, edhe asistentja e Grida Dumës ishin afër meje, duke nënqeshur, e unë thashë se çfarë monstrash po krijohen. Unë nuk kisha ndërmend të ikja po të mos më tërhiqte Albana Vokshi, nuk doja të hyja në konflikt. Në mënyrën se si e shikoja ato gra në sy me vinte keq, e nuk i hedh në gjyq ato”, tha Kokalari.

Ajo theksoi se sfida e ka me Bashën dhe me të tjerët dhe jo me demokratët e thjeshtë.
“Unë sfidën e vazhdoj me Lul Bashën, me kunatin e tij, që e ka kthyer PD në një biznes privat. Grida Duma e nënkryetarët e tjerë. Lul Basha e di se si hap probleme dhe unë dua ta vijoj këtë sfid“, theksoi ajo.

Zjarr Tv Ad